E trafikuan dhe e detyruan të kryente shërbime seksuale, arrestohet një femër e mitur dhe një mashkull

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për veprën penale “trafikim me njerëz & shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.

Lajme

20/10/2020 11:00

Policia e Kosovës, mbrëmë rreth orës 21:20 në Fushë Kosovë ka arritur që të arrestojë dy persona, një femër të mitur dhe një mashkull, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, të dy dyshohen se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz & shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.

Policia bën me dije se të dy të dyshuarit kanë arritur që ta detyrojnë një femër të kryej shërbime seksuale pasi që e kanë trafikuar dhe si provë materiale në lidhje me këtë është sekuestruar një telefon celular.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/