Pas 19 vitesh arrestohet prizrenasi i dyshuari për rrëmbim

Policia e Kosovës ka arritur që pas 19 vitesh ta arrestojë një të dyshuar për rrëmbim.

Lajme

25/10/2020 10:16

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas 19 vitesh ka arritur që ta arrestojë një të dyshuar nga Prizreni për veprën penale “rrëmbim”, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, në bazë të urdhëresës gjatë ditës së shtunë është arritur që i dyshuari në pikëkalimin kufitar në Merdare që të arrestohet.

Pas arrestimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se rrëmbimi për të cilin dyshohet i arrestuari ka ndodhur në komunën e Prizrenit më 11 janar të vitit 2001. /Lajmi.net/