Pas 10 ndeshjeve pa humbje, Real Madrid optimist për trofeun e La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve

Ndeshjet e fundit pa humbje kanë ndikuar që Real Madrid të besoj në shanset për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve dhe La Liga-s.

Sport

22/03/2021 18:44

Para 45 ditëve, trajneri Zinedine Zidane rriti zërin në konferencë për media dhe që atëherë rezultatet e “Los Blancos” kanë qenë impresionuese, transmeton lajmi.net.

Lojtarët ndjenë besimin e Zidanes dhe tani janë të pamposhtur që nga 5 shkurti, duke fituar tetë ndeshje dhe barazuar dy në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.

Tani, Real Madrid është duke menduar për sezonin tjetër, derisa besojnë se këtë sezon do ta mbyllin me dy trofe.

Forma e lartë e lojtarëve si Benzema, Courtois, Kroos dhe Modric ndikon që Real të shihet si një ndër favoritët për trofeun e kampionatit spanjoll.

Pos kësaj, Fede Valverde ka rigjetur formën më të mirë, Vinicius Junior është përmirësuar derisa Nacho dhe Casemiro vazhdojnë të jenë në top formë.

Gjiganti spanjoll ka rikthyer shumë lojtarë nga lëndimet, pos Eden Hazard, problemet për të cilin duket se nuk kanë të ndalur.

Real Madrid në çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballet me Liverpoolin, ndërsa nëse kualifikohet do takohet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Chelsea – Porto./Lajmi.net/