Partitë gjobiten me 89 mijë e 200 euro
PZAP ka gjobitur partitë politike për shkelje të ligjit zgjedhor. Partitë e mëdha edhe kësaj radhe prijnë për numrin e gjobave.
Lajme
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa mbrëmë ka përfunduar afatin ligjorë për vendimarrje për të gjitha ankesat e paraqitura, dhe nga këto vendime janë shqiptuar gjoba gjithsej në vlerë prej 89 mijë e 200 euro.
Kryetari i PZAP, Shukri Sylejmani, thotë për KosovaPress se 252 ankesat kanë të bëjnë me ditët para fushatës zgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore, për thyerjen e heshtjes zgjedhore, për ditën e votimit, dhe rezultatin preliminarë.
Sipas tij, kjo shifër krahasuar me të gjitha zgjedhjet e kaluara është deri në tre fish më e ulët dhe vlerëson se kjo tregon për një proces të mirë zgjedhor.
Gjobat e shqiptuara për secilin subjekt politik:
Partia Demokratike e Kosovës 57 600 €
Lidhja Demokratike e Kosovës 12 000 €
NISMA për Kosovës 9 200 €
Aleanca për Ardhmërine e Kosovës 3 900 €
Lëvizja Vetëvendosje 3 500 €
Kosova Turk Demokratik Partisi 1 350 €
Koalicioni Kosova e Re 1 000 €
Vakat 400 €
Grupimi Tradicional Shqiptar 250 €
Total 89.200 €
Përveç, subjekteve vendime për gjobë janë marrë edhe për individ me deri në pesë vjet mos mundësi për pjesëmarrje në zgjedhje për çfarëdo subjekti politik apo pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor.