Partinë e ka në “udhëkryq” – Xhafer Tahiri shihet afër Vjosa Osmanit në Zvicër
Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është duke qëndruar në Davos të Zvicër, në kuadër të Forumit Ekonomik. Sot ai atje është në afërsi të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, transmeton lajmi.net. Në një takim me mërgimtarët atje në Davos, tek “Shtëpia e Kosovës”, edhe Tahiri mori pjesë. Ai i…
Lajme
Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është duke qëndruar në Davos të Zvicër, në kuadër të Forumit Ekonomik.
Sot ai atje është në afërsi të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, transmeton lajmi.net.
Në një takim me mërgimtarët atje në Davos, tek “Shtëpia e Kosovës”, edhe Tahiri mori pjesë.

Ai i ka prishur raportet me lidershipin e LDK-së gjatë kohës së zgjedhjeve lokale vitin e kaluar.
Kjo pasi ai vendosi të përkrah në balotazh dhe të bëj koalicion me kandidatin e VV-së, Sylejman Meholli.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte thënë se nuk kishte dhënë aprovim për një koalicion të tillë dhe se do të merreshin masa ndaj Tahirit.
Por, deri më tani asnjë masë nuk është ndërmarrë. Tahiri nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. /lajmi.net/