Partia opozitare maqedonase: “Nuk ka asgjë të keqe me iniciativën “Open Balkan”

Në Forumin Ekonomik Rajonal që u mbajt sot në Shkup ishin të pranishëm kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ai shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ku u nënshkruan një sërë marrëveshje për mirëkuptim dhe marrëveshje ndërqeveritare.

Lajme

29/07/2021 20:25

“E para është për fuqinë e punëtorëve ku personat ka këto tre vende do të mund të punojnë lirshëm pa pasur nevojë për viza. E dyta është për agjendën e gjelbër dhe e treta është për katastrofa. Në rast se ndodh ndonjë katastrofë natyrore në njërën nga këto vende atëherë shtetet janë të obliguara ta ndihmojnë njëra tjetrën”, ka thënë Xhumadije Ibrahimi, gazetare në Klan Maqedonia, në emisionin “Info Magazine” .

Këto marrëveshje priten të hynë në fuqi nga janari i vitit 2022.

“Ndërsa është nënshkruar edhe një marrëveshje për heqjen e kufijve ku qytetarët dhe bizneset do të mund të lëvizin lirshëm nga janari i vitit 2023”.

Ajo ka treguar që në këtë forum kanë marrë pjesë 500 biznesmen nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Tre liderët kanë thënë që nuk duhet të presim të integrohemi në Bashkimin Evropian dhe se me këto marrëveshje do të rriten ekonomitë dhe bruto prodhimi.

Gazetarja ka shtuar se udhëheqësit janë pyetur nëse Kosova ka qenë e ftuar dhe pse nuk është përfshire Bosnja dhe Mali i Zi.

“Ata kanë thënë që kjo iniciativë është e hapur për të gjithë dhe i kanë bërë thirrje vendeve thera të rajonit t’i bashkëngjiten iniciativës dhe t’i lënë anash çështjet politike dhe historike”.

“Kryeministri Rama, ka thënë që nëse BE është Jugosllavi e madhe atëherë kjo është iniciativë është Jugosllavi e vogël”.

Ndërsa ka shtuar që nga politika dhe opinioni i gjerë nuk ka ndonjë reagim të posaçëm  lidhur me këto marrëveshje.

“E vetmja parti që e ka komentuar këtë i cili tanimë quhet “Open Ballkan” ishte partia opozitare maqedonase VMR – DPNE. Ata kanë theksuar që nuk ka asgjë të keqe nga kjo iniciativë për të vetmin qëllim që nuk ka të bëjë me agjendën evropiane”.