Parodia e gjinekologëve kosovarë: Mediat po shpifin, nëna zgjodhi vetë të lindte në korridor!

Mjekët kosovarë, në rastin konkret ata të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKKUK, përveç se ua mbyllin gojën nënave të cilat shkojnë për mbështetje mjekësore në këtë klinikë gjatë lindjes, duke i sharë, fyer e lënë pa mbikëqyrje, kanë marrë një mision të ri. Ata tani duan t’ua mbyllin gojën edhe mediave.

Lajme

09/03/2015 15:08

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës ka reaguar ndaj shkrimeve të fundit të publikuara nëpër media, sa i përket lajmin rreth lindjes së një paciente në korridoret e klinikës.

Drejtoresha e kësaj klinike Myrvete Paçarada, bashkë me disa mjekë tjerë e kanë mohuar këtë lajm, dhe për t’u treguar edhe më banal, në vend se të përmirësojnë shërbimin për të cilin edhe janë betuar, thonë se pacientja e përfolur ka zgjedhur vetë ku të lind.

Madje për këtë ata paralajmëruan një protestë njëorëshe rreth siç e quajtën ta shpifjeve të medieve.

Kjo protestë sipas tyre do të organizohet bashkë me shoqatën e obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës, shoqatën e mamive të Kosovës, përfaqësuesit në odën e Mjekëve nga KOGJ, Odën e infermierëve dhe të profesionistëve të tjerë shëndetësor dhe më sindikatën pranë klinikës së Gjinekologjisë.

Protesta do të mbahet nesër në orën 10 para klinikës Gjinekologjike në QKUK.

Mediat ditë më parë kanë raportuar rastin e nënës Sabile Krasniqi e cila përmes një letre ka treguar “që fëmijën e ka lindur në korridorin e kësaj klinike”, dhe jo vetëm kaq, por stafi i kësaj klinike ka përdorur gjuhë rrugaçe ndaj pacientëve. Rasti i zonjës Krasniqi, nuk është as i pari e as i fundit i raportuar në media, për papërgjegjësi nëpër institucionet mjekësore publike në Kosovë. (lajmi.net)