Përparim Rama akuzon Vetëvendosjen për bllokada: Gjykata edhe këtë herë i dha të drejtë Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për bllokim të iniciativave të Komunës së Prishtinës. Përmes një postimi, Rama ka thënë se pothuajse për çdo iniciativë të ndërmarrë për zhvillimin e kryeqytetit, sipas tij, ka pasur pengesa nga Vetëvendosje, raporton lajmi.net “Pothuajse për çdo iniciativë që kemi ndërmarrë për zhvillimin…

Lajme

25/08/2026 10:54

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për bllokim të iniciativave të Komunës së Prishtinës.

Përmes një postimi, Rama ka thënë se pothuajse për çdo iniciativë të ndërmarrë për zhvillimin e kryeqytetit, sipas tij, ka pasur pengesa nga Vetëvendosje, raporton lajmi.net

“Pothuajse për çdo iniciativë që kemi ndërmarrë për zhvillimin e Kryeqytetit, kemi pas bllokada nga Vetëvendosje! Ja edhe një tentim prej tyre!”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

BLLOKUES NË POZITË. BLLOKUES NË OPOZITË.
Pothuajse për çdo iniciativë që kemi ndërmarrë për zhvillimin e Kryeqytetit, kemi pas bllokada nga Vetëvendosje! Ja edhe një tentim prej tyre!
Gjykata edhe këtë herë i dha të drejtë Kryeqytetit!
Edhe një betejë institucionale e fituar!
Vetëvendosje, po e përsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi. Keni ardhur në pushtet tu linçu, fabriku e tu tentu me denigru njerëz. Njejtë keni me perfundu!/Lajmi.net/