Parlamenti Europian diskuton nesër për Kosovën

Parlamenti Evropian ofron mbështetje të fuqishme për dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa autoritetet në Kosovë dhe Serbi ftohen të lëvizin me vendosmëri drejt standardeve evropiane.

Lajme

14/01/2014 10:38

Parlamenti Evropian do të diskutojë nesër propozim-rezolutat për Kosovën dhe Serbinë, të cilat janë hartuar në bazë të raporteve vjetore të raportuesve Ulrike Lunacek dhe Jelko Kacin, raporton RFE.

Në këto dokumente, Parlamenti Evropian ofron mbështetje të fuqishme për dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa autoritetet në Kosovë dhe Serbi ftohen të lëvizin me vendosmëri drejt standardeve evropiane.

Të premten, një ditë pas debatit, deputetët do të votojnë për rezolutat e propozuara.