Paris Hilton shijon lidhjen me Carter Reum
Paris Hilton po e shijon lidhjen e saj të dashurisë.

ShowBiz
Paris Hilton u pa duke u argëtuar me të dashurin e saj, Carter Reum dhe familjen e tij, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Ajo kishte marrë vëmendje me veshjen elegante. Paris ka zgjedhur një fustan të zi të gjatë, derisa ishte në krah të partnerit – i cili po ashtu kishte veshur një këmishë të zezë duke festuar ditëlindjen e të motrës, Halle Hammond.
Në foton e grupit është edhe vëllai i Carter, Courtney si dhe anëtarët e tjerë të familjes.
“Një mbrëmje e bukur në shtëpi me familjen duke festuar ditëlindjen e motrës time të bukur Halle Hammond”, është shkruar pranë fotografisë./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CEgAYk2nHbe/