Pardew gjobitet me 100 mijë funte
Alan Pardew është gjobitur me 100,000 funte nga Newcastle United, pasi e goditi me kokë mesfushorin e Hull Cityt, David Meyler. 52 vjeçari u përplas me lojtarin në zonën e tij, gjatë fitores 4:1 në KC Stadium, të shtunën. Federata Angleze po e heton këtë incident, por Newcastle ka konfirmuar se Pardew nuk do të…
Sport
Alan Pardew është gjobitur me 100,000 funte nga Newcastle United, pasi e goditi me kokë mesfushorin e Hull Cityt, David Meyler.
52 vjeçari u përplas me lojtarin në zonën e tij, gjatë fitores 4:1 në KC Stadium, të shtunën. Federata Angleze po e heton këtë incident, por Newcastle ka konfirmuar se Pardew nuk do të shpëtojë lehtë pas këtij sulmi.
“Newcastle është i zhgënjyer me aktin e menaxherit Alan Pardew. Sjellja e tij ishte e papranueshme dhe kjo nuk ishte një sjellje që e prisnim nga një menaxher i Newcastle United”, njofton klubi anglez.
“Është më shumë zhgenjyese se incidenti u vu në fokus të parë, para një performance fantastike të ekipit dhe pas një rezultati të shkëlqyer, i cili e lë klubin në pozitën e tetë në Premierligë”.
“Fatkeqësisht, të dielën, lajmet nuk do të fokusohen në rezultat dhe në paraqitje të lojtarëve, por në rastin e menaxherit tonë. Alan ka kërkuar falje menjëherë pas lojës, në drejtim të Hull Cityt dhe fansave të të dyja klubeve”, pëfundon klubi anglez.