Paraziti që po kthen insektet në zombi

Një këpurdhë e re që po gllabëron insektet për brenda po i kthen ato në zombi gjysmë të gjallë.

Fun

17/12/2020 12:38

Shkencëtarët nga Danimarka kanë gjetur dy specie të reja të këpurëdhave vdekjeprurëse të cilat e konsumojnë nikoqirin nga brenda duke u vendosur në abdomen të presë së tyre, shkruan “DailyMail”.

Këta parazit janë Strongwellsea acerosa dhe Strongwellsea tigrinae, infektojnë insektet të cilat do të vazhdojnë të jenë të gjalla për ditë të tëra pavarësisht vrimave gjigante që do të krijohen nga paraziti që i konsumon ato nga brenda, transmeton lajmi.net.

Këto parazite lëshojnë sporet e tyre në formë shiu nga vrimat që kanë krijuar në nikoqirin e tyre duke infektuar insektet e tjera.

Më mijëra spore lëshohen nga secili insekt i infektuar. Shkencëtarët besojnë se këto insekte mbahen gjallë si shkak se këpurdha lëshon një lloj sekretimi që ngjanë me dopaminën që i mbanë gjallë këto insekte.

Është ende e paqartë se a mund të infektojnë edhe njerëz apo se si do të reagonte trupi i njeriut nga këta parazit.

Më së shumti ato janë përhapur në mizat e shtëpisë. Pasi janë të infektuara për disa ditë, ngadalë mizat e humbin aftësinë të lëvizin dhe bien në spazmë, duke pasur dridhje të pakontrolluar të trupit deri sa të vdesin.

Kjo po që do ishte e frikshme nëse do të ndodhte tek njerëzit! /Lajmi.net/