Paratici ia jep lamtumirën e fundit Juves: 11 vite ishin një epokë, falënderoj të gjithë

Ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratici ka folur për largimin e tij nga Juventusi.

Sport

04/06/2021 14:38

Fabio Patarici ka folur në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin, Andrea Agnelli për lamtumirën e tij me “Bianconerët”, shkruan lajmi.net.

Paratici u shpreh tejet i kënaqur me 11 vitet e tij në klub dhe ka falënderuar të gjithë për mundësinë që të punojë në një klub si Juventusi.

“Falënderoj Andrean dhe Juvetnusin për këtë mundësi dhe i përshëndes të gjithë. Ndjej nder dhe privilegj, një moment që dua ta ndaj me këdo që më ka qëndruar pranë”, tha ai.

“11 vite janë një epoke, me të gjithë ata që kam punuar, lojtarë, trajnerë, staf, drejtues, pa harruar askënd, ju them vetëm faleminderit”, tha Paratici.

“Ishte një fat i madh për mua të drejtoj Juventsin, do jem gjithmonë mirënjohës. Ndihem një profesionist i shkëlqyer, për të gjitha ato çfarë kam jetuar këtu, mbështetja e njerëzve që kanë punuar me mua dhe të gjithë klubin”, përfundoi Fabio Paratici./Lajmi.net/