Parashikimi i motit për këtë fundjavë
Fundja në Kosovë, përfundimisht do ta sjellë Verën përmes temperaturave të larta.
Lajme
Gjatë dy ditëve të fundjavës në vend, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të dielën vende- vende pritet të ketë zhvillim të vranësirave duke krijuar një destabilitet të përkohshëm të motit, kështu që rigat e karakterit lokal janë të mundshme nëpër disa zona.
“Shtypja atmosferike do të shënoj rënje të lehta dukei ruajtur vlerat e normales. Indeksi UV do të jetë i lartë mbi vlerat e normales, duke ju sugjeruar që gjatë intervaleve kohore nga ora 10-17 të mos jeni në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit. Dotë fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në IHMK.