Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë reshje lokale shiu. Gjatë ditës reshjet do të mbesin vetëm të izoluara në zona të caktuara, sidomos në zonat malore, të cilat atje do të jenë në formë të borës. Era do të fryjë nga…

Lajme

17/03/2026 23:55

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë reshje lokale shiu. Gjatë ditës reshjet do të mbesin vetëm të izoluara në zona të caktuara, sidomos në zonat malore, të cilat atje do të jenë në formë të borës.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-48 km/h.

Temperaturat minimale që do të luhaten prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 13°C. /MeteoKosova/