Parashikimi i motit për të dielën

Të dielën, në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 24 celsius në pjesën më të madhe të vendit, transmeton lajmi.net Do të fryjë erë…

Lajme

23/08/2025 22:50

Të dielën, në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 24 celsius në pjesën më të madhe të vendit, transmeton lajmi.net

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi që do të variojë nga 1 deri në 4 metra për sekondë.

Kushtet atmosferike pritet të jenë të favorshme për aktivitete të jashtme, me temperatura të përshtatshme dhe pa reshje./lajmi.net/