Parashikimi i motit për të dielën
Meteorologët parashikojnë që të dielën moti në Kosovë do të jetë kryesisht i ngjajshëm me ditët e fundit, por me temperatura më të ulëta, veçanërisht ato minimale. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -2 dhe -6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës parashihen të qëndrojnë midis 0 dhe 3 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era…
Lajme
Meteorologët parashikojnë që të dielën moti në Kosovë do të jetë kryesisht i ngjajshëm me ditët e fundit, por me temperatura më të ulëta, veçanërisht ato minimale.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -2 dhe -6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës parashihen të qëndrojnë midis 0 dhe 3 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, duke krijuar një ndjesi më të ftohtë në zona të hapura.
Autoritetet dhe meteorologët këshillojnë qytetarët të jenë të veshur ngrohtë dhe të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, kur temperaturat minimale do të jenë më të ulëta./lajmi.net/