Parashikimi i motit për këtë javë

Ky është parashikimi i motit.

Lajme

20/01/2020 07:48

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë javë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell, krahasuar me javën që e lamë pas.

Mëngjeset dhe netët do të jenë me ngrica, ndërsa mesdita kryesisht me diell, por në disa vende për shkak të mjegullës prezenca e diellit do të jetë minimale.

Mjegulla do të shfaqet në orët e para dhe gjatë natës, por kryesisht në viset e ulëta dhe për rreth lumenjve.

Në fushat termike do të kemi ngritje në mesditë, ndërsa temperaturat minimale mbesin kryesisht të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Kjo situatë anticiklonike dhe ky aktivitet pasiv meteorologjik do të krijojë kushte që situata biometeorologjike mos të jetë e mirë në disa intervale të ditës, kryesisht në mesditë dhe në mbrëmje. /Lajmi.net/