Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Meteorologu Mendim Rugova ka ofruar parashikimin e motit për ditët në vazhdim, duke thënë se do të mbeten kushte të motit të ftohtë gjatë ditës së enjte.   Priten vransira, ndërsa intervalet me diell mund të jenë më të shpeshta në pjesët e Dukagjinit.   Erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore do të…

Lajme

15/01/2025 20:47

Meteorologu Mendim Rugova ka ofruar parashikimin e motit për ditët në vazhdim, duke thënë se do të mbeten kushte të motit të ftohtë gjatë ditës së enjte.

 

Priten vransira, ndërsa intervalet me diell mund të jenë më të shpeshta në pjesët e Dukagjinit.

 

Erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore do të fryjë me shpejtësi 2-5 m/s.

 

“Temperaturat minimale do të zbresin nga -5°C deri në -2°C, ndërsa ato maksimale do të luhaten ndërmjet 0°C dhe 3°C. Nga e premtja, vransirat pritet të shpërndahen dhe moti do të përmirësohet, me më shumë intervale dielli në fundjavë”.

 

“Mëngjeset e hershme do të shoqërohen me mundësi për mjegull, e cila mund të mbetet deri në mesditë. Temperaturat minimale do të zbresin deri në -5°C deri në -7°C, ndërsa ato maksimale pritet të rriten nga 4°C deri në 6°C gjatë fundjavës dhe deri në 7°C deri në 8°C gjatë javës së ardhshme.”