​Parashikimi i motit

Moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe sot në Kosovë, me periudha të gjata me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius. Maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë. Temperaturat më të larta parashihen në Prizren dhe Gjakovë, ku termometri mund…

Lajme

09/09/2026 08:47

Moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe sot në Kosovë, me periudha të gjata me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius. Maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë.

Temperaturat më të larta parashihen në Prizren dhe Gjakovë, ku termometri mund të shënojë deri në 33 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi nga 1 deri në 5 metra në sekondë.