Parashikim: Real Madrid – Atletico Madrid
Real Madridi dhe Atletico Madridi do të ndeshen nesër në Santiago Bernabeu, për të luajtur takimin kryesor të javës së tretë të La Ligas.
Sport
Dita: 13 shtator – E shtunë
Ora: 20:00
Vendi: Santiago Bernabeu – Madrid
Gjyqtar: Antonio Mateu Lahoz
Real Madridi dhe Atletico Madridi do të ndeshen nesër në Santiago Bernabeu, për të luajtur takimin kryesor të javës së tretë të La Ligas.
Mbretërit e Europës do të mirëpresin kampionët e Spanjës, për të zhvilluar betejën e javës në La Ligas në tempullin, Santiago Bernabeu.
Takimi i nesërm do të jetë i shtati i këtyre dy skuadrave gjatë vitit 2014, rekord ky që nuk është regjistruar ndonjëherë më parë.
Real Madridi vjen në këtë takim pas humbjes befasuese kundër Real Sociedadit me rezultat 4-2, ndërsa Atletico Madridi vjen mas fitores së shënuar me rezultat 2-1 kundër Eibarit.
Të dy skuadrat do të luftojnë për të marrë tre pikë nga ky takim, pasi do të jenë shumë të rëndësishme në garë për të fituar titullin e La Ligas, edhe pse për një gjë të tillë është herët që të flitet.
Përbërja e skuadrave
Real Madrid
Sot është konfirmuar se Cristiano Ronaldo është i gatshëm për këtë takim, pasi ka hyrë në listën e 19 të ftuarve të Carlo Ancelottit.
Daniel Carvajal, Sami Khedira dhe Jese Rodriguez janë lojtarët e vetëm të Real Madridit që do të mungojnë për këtë takim shkaku i lëndimit.
Formacioni i mundshëm 4-3-3
—————–Casillas—————
—Ramos—Pepe—Varane—Marcelo—
—–Modric—Kroos—Rodriguez—
——-Bale—Benzema—Ronaldo——-
Atletico Madrid
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone nuk po vuan nga lëndimet, pasi pothuajse e tërë skuadra e tij është e gatshme për këtë takim.
Sulmuesi Cristian Rodriguez është lojtari i vetëm që do të mungojë për shkak të lëndimit, mirëpo mungesa e tij pritet të mos vërehet shumë.
Formacioni i mundshëm 4-2-3-1
——————–Moya————-
—Juanfran—Miranda—Godin—Siqueira—
————Suarez—Fernandez———–
———Koke—Garcia—Griezman———
—————–Mandzukic—————–
Statistikat e ndeshjes:
* Real Madridi ka shënuar 104 gola në La Liga gjatë sezonit të kaluar, më shumë se çdo skuadër tjetër
* Reali dhe Atletico janë takuar dy herë në sezonin e ri 2014-15. Atletico arriti që të triumfojë në dy ndeshjet që u zhvilluan në kuadër të Superkupës së Spanjës.
* Ronaldo është i gatshëm për këtë takim, pavarësisht se ka pësuar një lëndim disa ditë më parë
*Atletico Madridi ka pranuar 26 gola në sezonin e fundit në La Liga, më pas se çdo skuadër tjetër.
* Simeone është i suspenduar dhe nuk do të jetë fare në këtë takim. Ai do ta shikojë ndeshjen nga tribuna.
*Arda Turan është i gatshëm për këtë takim edhe pse mungoi në dy ndeshjet të Superkupës.
Pesë ndeshjet e fundit të Real Madridit
31 gusht, 2014 Real Sociedad 4-2 Real Madrid
25 gusht, 2014 Real Madrid 2-0 Cordoba
22 gusht,2014 Atletico Madrid 1-0 Real Madrid
19 gusht,2014 Real Madrid 1-1 Atletico Madrid
16 gusht, 2014 Real Madrid 1-2 Fiorentina
Pesë ndeshjet e fundit të Atletico Madridit
30 gusht, 2014 Atletico Madrid 2-1 Eibar
25 gusht, 2014 Vallecano 0-0 Atletico Madrid
22 gusht, 2014 Atletico Madrid 1-0 Real Madrid
19 gusht, 2014 Real Madrid 1-1 Atletico Madrid
6 gusht, 2014 Galatasaray 0-0 Atletico Madrid
Pesë përballjet e fundit direkte
22 gusht, 2014 Atletico Madrid 1-0 Real Madrid
19 gusht,2014 Real Madrid 1-1 Atletico Madrid
24 maj, 2014 Real Madrid 4-1 Atletico Madrid
2 mars, 2014 Atletico Madrid 2-2 Real Madrid
11 shkurt, 2014 Atletico Madrid 0-2 Real Madrid
Parashiki: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid
Cili është parashikimi juaj për këtë takim? Shprehuni në hapësirën për komente…