Paraqitja unike e Bebe Rexhës në “MTV EMA 2022” u krijua nga stilistja Fjolla Nila
Mbrëmjen e kaluar u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve në “MTV EMA 2022”, ku në mesin e shumë artistëve ishin edhe këngëtaret shqiptare. Si çdo vit, edhe këtë edicion mbi tapetin e kuq kaluan shumë pamje mahnitëse, përfshirë edhe Bebe Rexhën, shkruan lajmi.net. Këngëtarja shqiptare u shfaq me një fustan kadifeje me ngjyrë të…
ShowBiz
Mbrëmjen e kaluar u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve në “MTV EMA 2022”, ku në mesin e shumë artistëve ishin edhe këngëtaret shqiptare.
Si çdo vit, edhe këtë edicion mbi tapetin e kuq kaluan shumë pamje mahnitëse, përfshirë edhe Bebe Rexhën, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare u shfaq me një fustan kadifeje me ngjyrë të kaltër.

Paraqitja e saj unike është krijuar nga stilistja shqiptare, Fjolla Nila, e cila tashmë njihet edhe ndërkombëtarisht për kreacionet e saj.

Këngëtarja mori gjithë vëmendjen me një veshje me ngjyrë të njëjtë nga koka te këmbët me një pjesë në formë gjetheje që e rrethonte./Lajmi.net/
