Para në vlerë 750 euro dhe 2 telefona, ShKK parandalo kontrabandën brenda burgut të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar dy raste të kontrabandës brenda burgut të Dubravës. Sipas njoftimit bëhet e ditur gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitori është tentuar të futen mjete monetare në vlerë prej 750€, shkruan Lajmi.net Ndër të…

Lajme

05/05/2024 14:22

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar dy raste të kontrabandës brenda burgut të Dubravës.

Sipas njoftimit bëhet e ditur gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitori është tentuar të futen mjete monetare në vlerë prej 750€, shkruan Lajmi.net

Ndër të tjera konfirmohet se po ashtu, në sallën e vizitave, një familjar ka tentuar të futë dy telefone brenda qendrës në mënyrë të fshehur.

Ndërkaq siç njoftohet vizitat janë anuluar, ndërsa për të dyja rastet është njoftuar edhe policia e Kosovës

 

Njoftimi i plotë i ShKK-së:

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë dy raste të futjes së kontrabandës brenda qendrës.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitori është tentuar të futen mjete monetare në vlerë prej 750€.

Po ashtu, në sallën e vizitave, një familjar ka tentuar të futë dy telefone brenda qendrës në mënyrë të fshehur.

Oficerët korrektues kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar mjetet monetare dhe telefonat. Vizitat janë anuluar, ndërsa për të dyja rastet është njoftuar edhe policia e Kosovës.

Dy të burgosurit ndaj të cilëve kanë qenë të dedikuara mjetet monetare dhe telefonat janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

 

 

 

 

Dy të burgosurit ndaj të cilëve kanë qenë të dedikuara mjetet monetare dhe telefonat janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore.