‘Paqe’ në pjesën e parë mes Milanit dhe Napolit

Ka përfunduar pjesa e parë mes AC Milanit dhe Napolit, e vlefshme për xhiron e 27-të në Seria A që është duke u zhvilluar në "San Siro".

Sport

14/03/2021 21:34

Pavarësisht rasteve, ende asnjëra skuadër nuk ia ka dal të gjejë rrugën drejt golit, shkruan lajmi.net.

Nëse shohim statistikat, Napoli ka dominuar në posedimin e topit me 55 për qind, krahashuar me 45 për qind te “Rossonerëve”.

Ndërsa, gjuajtjet në kornizën e portës ishin të barabarta, nga katër për secilën skuadër.

Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë do mbetet ky rezultat, apo njëra nga skuadrat do arkëtojë pikët e plota./Lajmi.net/