“Paqe” në Emirates, barazojnë Arsenali dhe Manchester United

Arsenal dhe Manchester United janë ndeshur në kuadër të xhiros së 21-të të Premierligës.

Sport

30/01/2021 20:25

Ndeshja pati shumë raste nga te dyja e skuadrat, por që nuk arritën të konkretizojnë rastet e tyre, transmeton lajmi.net.

Një rast i dyshimtë ishte kur Bruno Fernandes bëri një ndërhyrje të ashpër në Grani Xhakën, por gjyqtari e la pa e ndëshkuar atë.

Megjithatë, pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, menaxheri I Arsenalit, Mikel Arteta, bëri disa ndryshime dhe kërkonte që të mbyllte ndeshjen.

Cavani pati një rast dhe më pas, Lacazette qëlloi shtyllën.

Në minutën e (83’) në lojë u inkuadrua edhe Martin Odegaard, I cili bëri debutimin e tij që nga transferimi I tij nga Real Madrid.

Cavani ishte edhe njëherë protagonist, pasi në minutën e (88’) humbi një rast tepër të mire pas një krosimi nga Wan-Bissaka.

Manchester United me këtë barazim thyen një rekord të ri, pasi bëhet skuadra e parë që arrin 18 ndeshje si mysafir të jetë e pa mposhtur./Lajmi.net/