Papa dënon ekstremizmin në ditën e dytë të vizitës historike në Irak

Papa Françesku e ka dënuar ekstremizmin që bëhet në emër të fesë gjatë një vizite historike që po e zhvillon në Irak. Ai ka folur edhe për shtypjen e të krishterëve që përbëjnë pakicë fetare në shtetin me shumicë myslimane.

Bota

06/03/2021 14:58

“Armiqësia, ekstremizmi dhe dhuna nuk janë të lindura nga një zemër religjioze. Ato janë tradhti ndaj fesë”, deklaroi ai, shkruan BBC.

Duke e pritur në takim mysafirin e ve­çantë, kleriku Ayatollah Ali al-Sistani tha se të krishterët duhet të kenë mundësi që të jetojnë në paqe dhe siguri si të gjithë irakianët.

Ky takim u vlerësua si moment me shumë simbolikë në vizitën e Papës, që është udhëtimi i parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit para më shumë se një viti dhe vizita e parë e një pape në Irak.

Kleriku 84 vjeç më herët ka thënë se e ka ndier për obligim vizitën në Irak, ku do të qëndrojë katër ditë dhe ku jeton një prej komuniteteve më të vjetra të fesë së krishterë në botë.

Ai e dha mesazhin e paqes nga qyteti i lashtë, Ur, që besohet se është vendlindja e profetit Abraham (Ibrahim), i cili përmendet te feja islame, feja e krishterë dhe feja e çifutëve.