‘Panoramasport’: Shkarkimi i Reja sot ose nesër, pritet vetëm vendimi

Edi Reja praktikisht e ka mbyllur aventurën e tij te Shqipëria. Media priti dje një reagim të Dukës pas barazimit me Islandën, por ai refuzoi ta zyrtarizonte divorcin që e ka paralajmëruar prej kohësh me italianin 75-vjeçar. Trajnerit i skadon kontrata në nëntor të këtij viti, por zor se do të jetë në miqësoret me…

Sport

28/09/2022 12:48

Edi Reja praktikisht e ka mbyllur aventurën e tij te Shqipëria.

Media priti dje një reagim të Dukës pas barazimit me Islandën, por ai refuzoi ta zyrtarizonte divorcin që e ka paralajmëruar prej kohësh me italianin 75-vjeçar.

Trajnerit i skadon kontrata në nëntor të këtij viti, por zor se do të jetë në miqësoret me Italinë dhe Arabinë Saudite.

Tani dilema e vetme është nëse zyrtarizimi i largimit do të bëhet sot apo nëse trajneri do të paguhet deri në fund të kontratës, pra edhe dy muajt e ardhshëm.