Panamaja gostit takimin hiostorik Obama – Castro

Ky takimi do të jetë i pari qysh kur dy vendet rivendosën marrëdhëniet e tyre.

Bota

08/04/2015 20:05

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai kubanez, Raul Castro, këtë javë do të takohen për herë të parë që kur dy vendet e tyre filluar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, kanë njoftuar zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë, të martën, skruan WSJ.

Obama dhe Castro do të marrin pjesë në takim e dy Amerikave (Amerika Veriore dhe ajo e Mesme) këtë javë, e cila do të shërbejë si një arsye për normalizimin historik, të shpallur në dhjetor nga dy liderët, për më shumë se një gjysmë shekulli të marrëdhënieve armiqësore.

“Jam i sigurt se presidenti Obama do të bashkëveprojë me presidentin Kastro gjatë ngjarjeve të këtij samiti”, ka thënë Ben Rhodes, zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare.

Rhodes, jo zyrtarisht, ka thënë se takimi bilateral midis këtyre dyve ishte planifikuar, por Shtëpia e Bardhë pati një diskutim joformal për të vendosur për samitin dyditor.

Obama arrin të enjten në Panama pasi të ketë ndjekur një mbledhje me liderë në Xhamajka, kurse samiti do të mbahet ditën e premtë dhe të shtunë.

Castro e Obama ishin takuar edhe në vitin 2013, kur shtrënguan duart  në një shërbim përkujtimor në Afrikën e Jugut, kushtuar ish-presidentit Nelson Mandela.