Pamje tmerruese: Tregjet në Indonezi dhe Tajlandë të mbuluara me gjak

Koronavirusi besohet të ketë origjinën nga një treg i kafshëve të egra në Kinë, tani një video tronditëse është shfaqur në "tregjet e lagështa" të mbushura me gjak në Indonezi dhe Tajlandë.

Fun

09/04/2020 09:16

Pamje të cilat shfaqen në një video shihen tregjet në Indonezi dhe Tajlandë të mbushura me gjakun e kafshëve të cilat njihen si burim i koronavirusit në Kinë, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Gjaku dhe mishi i kalbur kishin mbuluar rrugët e tregjeve, ku pulat, macet dhe kafshët e tjera ishin në pritje të therjes në kafaze të ngushta.

Njerëzit për trajtimin etik të kafshëve paralajmërojnë për një pandemi të radhës sepse tregu i kafshëve është mënyra më perfekte për të sjell sëmundje. /Lajmi.net/

YouTube player