Pamje të një burri që u qëllua për vdekje nga policia
Oficerët e policisë në Albuquerque qëlluan me vdekje një njeri pasi fillimisht u thirrën në shtëpinë e tij për të parë nëse ishte në rregull.
Fun
Më 30 mars, vajza e tije thirri policinë në Albuquerque për të kryer një kontroll ndaj babait të saj pasi ai nuk i ishte përgjigjur në telefon brenda dy ditësh, transmeton lajmi.net.
Kur arriti policia, ai po punonte në kopshtin e tij me lopatë. Dy oficerët u dukën se flisnin me qetësi me banorin e Albuquerque për disa minuta.
Pastaj njëri prej tyre zbuloi se ai kishte një urdhër për arrest. Kjo pasi kohët e fundit ai u akuzua për sulm të rëndë me një armë.
Kur oficerët u përpoqën ta arrestojnë, 52-vjeçari u fut në shtëpinë e tij. Oficeri e qetësoi burrin por nuk arriti ta mobilizojë atë, kështu që oficeri tjetër e qëlloi 52-vjeçarin tre herë.
Në vend që t’i ofronin ndihmë të menjëhershme njeriut të dëmtuar, të dy oficerët qëndruan sipër tij ndërsa ai bërtiste nga dhimbja.
Ai u shpall më vonë i vdekur në një spital lokal. /Lajmi.net/