Pamje ekskluzive të policisë shqiptare në Lazarat (Video)
Policia shqiptare ka arritur që të hyjë në Lazaratin e pashkelur prej autoriteteve të rendit prej shumë vitesh. Në pamje duken makinat autoblinda të policisë me 800 forcat speciale teksa hyjnë në fshat.
Lajme
Pamjet janë filmuar në vendin ku grupi kriminal i trafikantëve të udhëhequr nga Gate Mahmutaj ka lëshuar breshërinë e automatikut ndaj forcave të policisë prej ditës së parë të nisjes së aksionit antidrogë me rreth 800 forca speciale. Forcat e policisë kanë ardhur nga fshati Derviçan dhe në këto pamje nisin për në pjesën juglindore të fshatit të Lazaratit.
Kjo rulotë është pikërisht vendi “elitar” nga ky Mahmutaj dyshohet se ka qëlluar bashkë me një pjesë të grupit të trafikantëve. Ky pozicion ndodhet vetëm pak më lart se magazina e Mahmutajt që policia zbuloi në ditën e dytë të aksionit (dje, 16 Qershor) ku u gjetën armatime të rënda, e cila u përdor nga trafikantët si pikë “mbrojtëse” për të qëlluar me breshëri plumbash kundër policisë.
Trafikantët duke marrë parasysh faktin që policia po avancon drejt qendrës së fshatit Lazarat braktisën rreth orës 7 të mëngjesit, këtë pikë. Ndërkaq, dyshohet që banesa ku grupi i trafikantëve është vendosur në vazhdim të jetë vetëm 300 metra nga pozicioni fillestar ku ishte strehuar kreu i organizatës Gate Mahmutaj bashkë me një pjesë të grupit kriminal. (A1 Report)