Pak orë para finales së “Këngës Magjike”, Fifi shënon një sukses me “Marova”

Fifi është ndër artistet pretendente për çmimin e parë në festivalin "Kënga Magjike".

ShowBiz

07/12/2019 14:17

Sonte mbahet finalja e madhe e  festivalit “Kënga Magjike”, i cili këtë vit ka mision ndërtimin e një shtëpie për një familje të prekur nga tërmeti, shkruan lajmi.net.

Edhe këtë vit, në garë është Fifi, e cila është prezantuar me këngën “Marova”, e cila është pëlqyer shumë në publik.

Pak orë para finales, Fifi përmes një postimi bëri të ditur se ky projekt ka arritur 3 milionë klikime në YouTube.

“Urime 3 milionë të dashurit e mi”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

YouTube player