Pajtohen Oriola Marashi dhe Noizy

Oriola Marashi dikur synonte të bëhej këngëtare.

ShowBiz

28/02/2022 22:35

Ajo ka studiuar për kanto dhe këtë shumë pak njerëz e dinë, shkruan lajmi.net.

Dikur madje ajo kishte planifikuar një bashkëpunim me reperin Noizyn, por që nuk ndodhi.

Oriola Marashi dhe Noizy prishën papritur miqësinë e tyre të shumëpërfolur duke shkëputur çdo kontakt me njëri-tjetrin. Arsyeja e kësaj thuhet të jetë xhelozia e futbollistit kosovar Eros Grezdës.

Futbollisti ishte mjaft xheloz në marrëdhënien e tyre dhe kjo ishte edhe arsyeja e konfikteve të shpeshta të çiftit që më pas i çuan në ndarje.

Tutje, pas ndarjes, Oriola është pajtuar me Noizyn me të cilin nuk mungojnë as batuatat dhe komentet në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka postuar një foto në ‘Instagram’ e veshur me bikini ku dukej mjaft provokuese si gjithmonë.

“Zbrita sot në tokë të shoh se si jetojnë qeniet njerëzore!”- shkruan ajo në foto. Ndër shumë komente nga fansat e modeles , mori vëmendje komenti ‘ngacmues’ i reperit Noizy.

“Kështu visheni ju në mars? Më merr me vete,” -shkruan ai.

Kështu dyshja treguan se tani janë sërish miq me njëri-tjetrin./Lajmi.net/