“Pajtohem plotësisht” – Rohde i bashkëngjitet reagimit të Hovenierit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i është bashkëngjitur homologut të tij nga radhët e ShBA-së, Jeff Hovenier, sa i përket kritikës ndaj kryeministrit Kurti lidhur me zhvillimet e sotme në veri. Ai shtoi se pajtohet plotësisht me përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bërë thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen…

Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i është bashkëngjitur homologut të tij nga radhët e ShBA-së, Jeff Hovenier, sa i përket kritikës ndaj kryeministrit Kurti lidhur me zhvillimet e sotme në veri.
Ai shtoi se pajtohet plotësisht me përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bërë thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga përshkallëzimi e të punojnë ngushtë me NATO-n, përcjell lajmi.net.
”Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me të NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar ai në Twitter.
Më poshtë edhe cicërima e plotë:
Fully agree. We call on everyone to refrain from escalation, urge Kosovan authorities to work closely with @NATO_KFOR and @EULEXKosovo . https://t.co/LFDggjM6jk
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 26, 2023