Pajisja që ofron internet falas nga hapësira e largët

“Outernet” është teknologjia e re që ka për qëllim të sigurojë internet falas nga hapësira e largët përmes një pajisje të quajtur “Lantern”.

Auto & Tek

24/05/2015 17:05

“Lantern” (Feneri shq.) merr vazhdimisht radio-valë që transmetohen nga Outernet prej hapësirës së largët.

Lantern më pas e kthen këtë sinjal në dosje digjitale, si webfaqe, artikuj të lajmeve, e-libra, video dhe muzikë. Për të parë më pas përmbajtjen e ruajtur në Lantern, ju duhet ta lëshoni Wi-Fi-në dhe të lidheni në të, e gjitha çfarë ju duhet më pas është një shfletues, transmeton Lajmi.net.

Aktualisht, kapaciteti i kësaj pajisje është 10MB, që ju lejon të shikoni një video të shkurtër, gjashtë harta të motit, 350 artikuj në Wikipedia, pesë lajme të reja nga çdo vend në botë dhe 2,000 cicërime në trend në Twitter.

22

Siç u përmend edhe më lartë, kjo pajisje i merr këto të dhëna falas. Gjëja më e mirë për ta krahasuar dikë me këtë pajisje është radio; ju blini atë njëherë dhe më pas mund të dëgjoni radio-stacione pa pagesë, transmeton Lajmi.net.

Outernet përdorë satelitë të vogël të cilët transmetojnë radio-valë për të komunikuar me Lantern. Një radio konvencionale FM/AM e kthen sinjalin në muzikë, përderisa Lantern e kthen atë në dosje. Radio iu jep informata përmes zërit, kurse Lantern ju jep ato përmes Wi-Fi-së.

Celulari juaj më pas e dëgjon Lantern-in dhe e lejon atë që t’i shikoni dosjet që i ka marrë. Pajisja ka një bateri që ofron dymbëdhjetë orë të plota jetë për të marrë të dhëna, dhe katër orë kur antena e Wi-Fi është aktive, transmeton Lajmi.net.

Pajisja ka gjithashtu një port për USB, mikro-kartë SD, dhe vjen në plastikë standarde në madhësinë e një baterie të lehtë.

Kompania prapa kësaj pajisje për momentin është e autorizuar që ta përdorë atë vetëm në Sudan, duke bërë që shumë informacione t’u vihen në dispozicion popullit atje të cilët nuk kanë qasje në internet.