Pajisja legjendare e kasetave sot mbush 40 vjet

Para 40 vitesh Sony, e jo Apple, revolucionarizoi mënyrën e dëgjimit të muzikës.

Auto & Tek

02/07/2019 12:22

Walkman, një mjet portativ për kaseta që, për herë të parë, do mundësonte dëgjimin e muzikës pa i bezdisur fqinjët, vërshoi tregun më 1 korrik të vitit 1979, transmeton lajmi.net.

Luajtësi portativ i muzikës revolucionarizoi mënyrën se si njerëzit dëgjojnë muzikë.

Walkman nuk ishte i pari i këtij lloji, por ishte pajisja portative e parë e përballueshme financiarisht. Pajisje të tjera si Stereobelt-i gjerman ishin shumë të zhurmshme dhe të shtrenjta, kështu që asnjëherë nuk pësuan rritje.

Walkman vazhdoi të shitej edhe përgjatë epokës së CD-së. Inovacione si Walkman II i vitit 1981 – me madhësi të një kasete – dhe Discman i 1984-ës i ndihmoi ‘Sony’-t të qëndrojë në krye të botës portative muzikore.

Por, shitjet filluan të bien shpejt pasi Apple zbuloi iPod-in më 2001-ën dhe t’u jepej mundësia njerëzve të shkarkonin muzikat në mënyrë digjitale. /Lajmi.net/