Bëri bujë të madhe suspendimi i tij, rreshteri Millaku tani tek Mbrojtja e Afërt e presidentes Shiroka-Pula

Bujë të madhe pati bërë suspendimi i zyrtarit policor, rreshterit Gëzim Millaku. Suspendimi i Millakut ishte bërë për shkak të një ngjarje që raportohej të ketë ndodhur një vit më parë, ku thuhej se pati ndodhur një sulm ndaj eskortës së kryeministrit Albin Kurti, nën dyshimin se ky sulm ishte kryer nga Sami Lushtaku, Kryetari…

Lajme

26/11/2026 14:48

Bujë të madhe pati bërë suspendimi i zyrtarit policor, rreshterit Gëzim Millaku.

Suspendimi i Millakut ishte bërë për shkak të një ngjarje që raportohej të ketë ndodhur një vit më parë, ku thuhej se pati ndodhur një sulm ndaj eskortës së kryeministrit Albin Kurti, nën dyshimin se ky sulm ishte kryer nga Sami Lushtaku, Kryetari i Skenderajt.

E deri tek suspendimi i Millakut kishte ardhur pas disa hetimeve të kryera brenda policisë.

Sipas informatave të para pretendohej se Millaku e kishte ndryshuar një deklaratë në lidhje me një incident që pretendohet se ndodhi vitin e kaluar mes eskortës së Kurtit dhe veturës së Sami Lushtaku.

Por masa e suspendimit ndaj Millakut kishte përfunduar në korrik të këtij viti. Policia në përgjigjen e dhënë për lajmi.net pati njoftuar se procedura zyrtare e përcaktuar ndaj Milllakut për masën e suspendimit është ndërprerë para pak ditësh.

“Lidhur me kërkesën tuaj u njoftojmë se sipas procedurave zyrtarit në fjalë i është ndërprerë masa e suspendimit me datën 02.07.2026 dhe ka filluar punën në PK”.

E lajmi.net mëson se Millaku është rikthyer sërish në njësinë përkatëse policore ku ushtroi detyrën për vite me radhë, atë të Mbrojtjes së Afërt.

Madje rreshteri Millaku është pikërisht në kuadër të Mbrojtjes së Afërt të presidentes Justina Shiroka-Pula.

Ai është parë edhe në disa fotografi të publikuara se fundi ku presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati mori pjesë në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në kampin Bondsteel./Lajmi.net/

Incidenti i pretenduar mes Lushtakut dhe eskortës së Kurtit – Përfundon masa e suspendimit për rreshterin Millaku, rikthehet në punë