Pagesa me monedha po përhapë koronavirusin, OBSH po rekomandon të paguani me kartelë
Konsumatorët duhet të paguajnë duke përdorur kartela bankare për të shmangur koronavirusin nga monedhat, thonë ekspertët e shëndetit.
Lifestyle
Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) tha se kartelat bankare mund të ‘zvogëlojnë rrezikun e transmetimit’, transmeton lajmi.net.
Ekspertët thonë se koronavirusi mund të ngjitet në monedhë, duke qenë në gjendje të jetojë në sipërfaqe të forta siç është edhe vetë mjeti këmbyes.
Pra, përdorimi i kartelave që shmangin kontaktin – që do të thotë se dikush duhet të prekë kartën e vet, e cila nuk duhet të preket nga askush tjetër – mund t’i mbrojë ata nga përhapja e tij.
“Ne e dimë se paratë bien në duar të ndryshme dhe mund të marrin të gjitha llojet e baktereve dhe viruseve”, tha zëdhënësi i OBSH-së për The Telegraph.
“Ne do t’i këshillonim njerëzit të lanin duart pasi të prekin kartmonedha dhe të mos prekin fytyrën”. /Lajmi.net/