Pacolli reagon: Fletushkat nga Serbia u hodhën poshtë

Pas vendimit të Supremes që fletëvotimet e ardhura nga Serbia të mos jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve ka reaguar edhe kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Bota

14/11/2019 17:24

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se me vendimin e Supremes u vendos drejtësia.

“Fletushkat nga Serbia që dikush deshi ti kontrabandojë si vota, u hodhen poshtë. Tash, edhe Kombëtarja e Kosovës, sonte në përballje me Çekinë, duhet të fitoj”, ka shkruar Pacolli.