Pacolli e VV-së kërkon që Shpend Ahmeti të japë dorëheqje

Deputetja e VV-së Fitore Pacolli pas seancës për Badovcin në Kuvendin komunal të Prishtinës ka hedhur kritika në drejtim të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.

Lajme

28/01/2020 11:49

Pacolli ka theksuar se Ahmeti nuk po jep llogari në lidhje me dhënien e kushteve të ndërtim në këtë zonë.

“Nëse nuk je i gatshëm me respektu vullnetin e qytetarëve dhe me respektu ligji JEP DORËHEQJE” shkruan Pacolli në Facebook.

Postimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Prishtinës tani në Asamblenë Komunale ku po diskutohet për mbrojtjen e Badocit tha se nuk e ka ndërmend të jep llogari para qytetarëve për dhënien e kushteve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin. Kryetar mbi 30.000 qytetarë po kërkojnë tërheqjen e kushteve të ndërtimit.

Nëse nuk je i gatshëm me respektu vullnetin e qytetarëve dhe me respektu ligji JEP DORËHEQJE.