Ozil feston fitoren e Realit në “El Clasico”: Ata tani janë favoritët për titull

Ai ndoshta është larguar, por mesfushori Mesut Ozil nuk e ka harruar kohën te Real Madrid.

Sport

11/04/2021 22:14

Mesfushori i Fenerbahces ka shikuar me vëmendje fitoren e djeshme të “Los Blancos” në “El Clasico” dhe e ka festuar përmes disa postimeve në rrjetin e tij social, ‘Twitter’, përcjellë lajmi.net.

“Ndeshje e mrekullueshme. Pikë shumë të mëdha. Ata janë favoritët për titull tani”, shkroi ai.

Pos kësaj, Ozil lavdëroi lartë edhe ish bashkëlojtarin, Karim Benzema.

“Sulmuesi më i mirë në La Liga e tregoi klasin sërish, djali im Benzi”.

32-vjeçari zhvilloi plotë 159 paraqitje për Realin gjatë tri viteve mes 2010 – 2013, kohë në të cilën realizoi 27 gola dhe dhuroi 80 asistime./Lajmi.net/