Ozil e uron Benzeman: Gjithmonë thosha se do ta fitoje këtë trofe, jam krenar me ty
Mesut Ozil i ka nisur një urim ish-shokut të skuadrës, Karim Benzema. Benzema edhe zyrtarisht është shpallur lojtari më i mirë në botë, pasi pranoi Topin e Artë nga ‘France Football’. Ylli francez ka pranuar menjëherë një urim nga Mesut Ozil, me të cilin dikur ishin shokë skuadre te Reali. “Benzi – lojtari më i…
Sport
Mesut Ozil i ka nisur një urim ish-shokut të skuadrës, Karim Benzema.
Benzema edhe zyrtarisht është shpallur lojtari më i mirë në botë, pasi pranoi Topin e Artë nga ‘France Football’.
Ylli francez ka pranuar menjëherë një urim nga Mesut Ozil, me të cilin dikur ishin shokë skuadre te Reali.
“Benzi – lojtari më i mirë në botë. Gjithmonë kam thënë se do ta fitoje këtë trofe dhe e meritove këtë kaq shumë”, ka shkruar Ozil, përcjell lajmi.net.
“Jam krenar me ty, vëllai im”, shtoi ai.
Benzema është francezi i parë që prej Zinedine Zidane që arrin ta fitojë Topin e Artë. /Lajmi.net/