OVL-UÇK pas dënimit të Thaçit: Vendim i pritshëm, por i papranueshëm – Specialja po u shërben interesave të Serbisë
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit dënues të sotëm ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në rastin e administrimit të drejtësisë, duke thënë se ky vendim ishte i pritshëm, por se është “i papranueshëm”. “Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka qenë i pritshëm për ne, sepse…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit dënues të sotëm ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në rastin e administrimit të drejtësisë, duke thënë se ky vendim ishte i pritshëm, por se është “i papranueshëm”.
“Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka qenë i pritshëm për ne, sepse tashmë e kemi kuptuar qartë qasjen dhe karakterin politik të kësaj Gjykate. Për ne, ky vendim është i papranueshëm. Kjo Gjykatë, edhe një herë, dëshmoi se nuk po arrin të shkëputet nga agjenda politike që e ka shoqëruar që nga themelimi i saj”.
OVL e UÇK-së tha se kjo qasje nuk i shërben drejtësisë së paanshme, por interesave të Serbisë dhe aleatëve të saj, për të cilët tha se për vite me radhë kanë synuar njollosjen e luftës sonë çlirimtare dhe të historisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
VENDIM I PRITSHËM, POR I PAPRANUESHËM!
Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka qenë i pritshëm për ne, sepse tashmë e kemi kuptuar qartë qasjen dhe karakterin politik të kësaj Gjykate.
Për ne, ky vendim është i papranueshëm. Kjo Gjykatë, edhe një herë, dëshmoi se nuk po arrin të shkëputet nga agjenda politike që e ka shoqëruar që nga themelimi i saj.
Ne besojmë se kjo qasje nuk i shërben drejtësisë së paanshme, por interesave të Serbisë dhe aleatëve të saj, të cilët për vite me radhë kanë synuar njollosjen e luftës sonë çlirimtare dhe të historisë së Kosovës.
UÇK-ja nuk mund të gjykohet përmes agjendave politike, ndërsa e vërteta e luftës sonë nuk mund të nëpërkëmbet me vendime gjyqësore.
Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo padrejtësi dhe çdo përpjekje për ta barazuar luftën çlirimtare me projektin kriminal të Serbisë./Lajmi.net/