Seanca e legjislaturës së re në Serbi, deputetes së partisë së Vuçiq i hidhet kos

Aktores dhe deputetes së ardhshme të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviq, i është hedhur kos në flokë nga një person i tubuar para Kuvendit të Serbisë, teksa ajo po hynte në ndërtesë. Pas incidentit, kreu i grupit parlamentar të SNS-së, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se do të fliste në orën 09:30 në hollin e Kuvendit…

Lajme

17/11/2026 11:42

Aktores dhe deputetes së ardhshme të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviq, i është hedhur kos në flokë nga një person i tubuar para Kuvendit të Serbisë, teksa ajo po hynte në ndërtesë.

Pas incidentit, kreu i grupit parlamentar të SNS-së, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se do të fliste në orën 09:30 në hollin e Kuvendit për ato që i cilësoi si “sulme të tmerrshme të turmës ndaj deputetëve”.

Aleksandar Vuçiq tha se përfaqësues të Listës Studentore, të pranishëm para Kuvendit, kishin sulmuar verbalisht dhe fizikisht deputetë që mendonin ndryshe. Ai akuzoi edhe policinë se nuk kishte ndërhyrë.

“Lejuan që disa njerëz të kalonin momente të rënda dhe bënin sikur nuk shihnin asgjë, me sa duket për t’u treguar të bindur ndaj pushtetit të ri”, tha ai.

Deklarata e tij pasoi incidentin në të cilin deputetes së ardhshme të partisë së tij, Llidija Vukiqeviq, iu hodh kos teksa hynte në Kuvend.

Vukiqeviq, tha se ndihej shumë keq pas incidentit para Kuvendit.

“Fillimisht më tërhoqën nga pas, pastaj nisën të më shkulnin flokët dhe më hodhën kos”, tha ajo, duke e cilësuar sulmin si të papranueshëm ndaj kujtdo.