OVL-UÇK falënderon mërgatën dhe të gjithë pjesëmarrësit në protestën në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim
Organizatat e Veteranëve të Luftës, kanë falënderuar mërgimtarët dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në protestën e sotme në Hagë. OVL-UÇK pas protestës ka ndarë disa foto në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net. “Falënderim i veçantë për mërgimtarët, luftëtarët, qytetarët dhe mediat që morën pjesë në protestën e sotme të organizuar nga kategoritë…

Lajme
Organizatat e Veteranëve të Luftës, kanë falënderuar mërgimtarët dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në protestën e sotme në Hagë.
OVL-UÇK pas protestës ka ndarë disa foto në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.
“Falënderim i veçantë për mërgimtarët, luftëtarët, qytetarët dhe mediat që morën pjesë në protestën e sotme të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Mesazhi ynë i përbashkët ishte i qartë: Jo në emrin tim”, ka shkruar OVL-UÇK.
Rreth 10 mijë qytetarë kanë marrë pjesë sot në protestën e organizuar nga OVL-UÇK në Hagë, kundër padrejtësive në gjykimin e ish krerëve të UÇK-së.
Postimi i plotë i OVL-UÇK-së: