Osmani: Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli

Sot në Kosovë shënohet dita të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Me rastin e 27 prillit, ditës së të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka thënë se zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e…

Lajme

27/04/2023 10:20

Sot në Kosovë shënohet dita të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë.

Me rastin e 27 prillit, ditës së të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka thënë se zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli.

‘’Si çdo ditë, por veçanërisht sot, kujtojmë mbi 1600 bashkëqytetarët tanë të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Sot mendjen e kemi te familjarët e tyre dhe solidarizohemi me dhimbjen e ankthin e tyre të çdoditshëm. Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli. Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta’’, ka thënë Osmani.

Theksojmë se sot po ashtu shënohet përvjetori i 24-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona./Lajmi.net/