Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për shpërdorim të pasurisë së huaj në Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 11 shtator 2026, në rrugën “Qamil Ilazi” në Ferizaj. I dyshuari dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme…
Lajme
Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 11 shtator 2026, në rrugën “Qamil Ilazi” në Ferizaj.
I dyshuari dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një kuletë që i kishte rënë një personi tjetër.
Me autorizim të prokurorit të Shtetit, Policia ka publikuar fotografinë dhe videon e personit të dyshuar, me qëllim të identifikimit të tij dhe zbardhjes së rastit.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione të dobishme për identifikimin apo lokalizimin e tij, t’i raportojnë ato përmes numrit emergjent 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Sipas Policisë, të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Autoritetet kanë theksuar se bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike. /Lajmi.net/