Gara të paligjshme shpejtësie në Pejë, dy shoferë gjobiten me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për 12 muaj
Policia e Kosovës ka ndëshkuar dy shoferë në Pejë, të cilët dyshohet se po zhvillonin gara të paligjshme shpejtësie në rrugë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti është evidentuar më 13 tetor 2026, në rrugën “Agim Qelaj”, ku Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar dhe ndaluar dy automjete, drejtuesit e të cilave po zhvillonin gara…
Lajme
Policia e Kosovës ka ndëshkuar dy shoferë në Pejë, të cilët dyshohet se po zhvillonin gara të paligjshme shpejtësie në rrugë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është evidentuar më 13 tetor 2026, në rrugën “Agim Qelaj”, ku Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar dhe ndaluar dy automjete, drejtuesit e të cilave po zhvillonin gara shpejtësie.
Të dy shoferët, meshkuj të moshës madhore, janë gjobitur me nga 500 euro secili. Po ashtu, ndaj tyre është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjeteve në territorin e Kosovës për një periudhë prej 12 muajsh.
Gjatë procedurave të mëtejshme policore, është konstatuar se njëri nga shoferët kishte tejkaluar normën e lejuar të konsumimit të alkoolit gjatë drejtimit të automjetit.
Për këtë kundërvajtje shtesë, atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej 200 eurosh, si dhe ndalimi i drejtimit të automjeteve për tre muaj të tjerë.
Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se do të vazhdojë ndërmarrjen e masave ligjore ndaj personave që rrezikojnë sigurinë në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e qytetarëve. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: