Osmani viziton Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së në prag të Vitit të Ri

Presidentja Vjosa Osmani, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës për fundvit. E para e vendit u prit nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së. Bazuar në njoftimin e ushtrisë, para presidentes është raportuar për aktivitetet që FSK është duke realizuar në të gjitha fushat e…

Lajme

31/12/2025 14:11

Presidentja Vjosa Osmani, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës për fundvit.

E para e vendit u prit nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

Bazuar në njoftimin e ushtrisë, para presidentes është raportuar për aktivitetet që FSK është duke realizuar në të gjitha fushat e veprimit dhe kapaciteteve të saj.

Osmani me këtë rast uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së për angazhimin e tyre në shërbim të vendit, dhe uroi që viti 2026 të jetë një vit i sukseseve e të arriturave në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK- së.