Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova, qendër botërore e kampionëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi Qendra Nacionale e Xhudos, ku është pritur nga kampionët dhe stafi i këtij sporti që i ka sjellë vendit suksese ndërkombëtare. Gjatë vizitës, Osmani ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e trajnerit Driton Kuka, si dhe të kampioneve olimpike Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu,…

Lajme

27/03/2026 19:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi Qendra Nacionale e Xhudos, ku është pritur nga kampionët dhe stafi i këtij sporti që i ka sjellë vendit suksese ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, Osmani ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e trajnerit Driton Kuka, si dhe të kampioneve olimpike Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, duke theksuar se pranë tyre ndjehet “forca e disiplinës, shpirti i kampionëve dhe dashuria për Kosovën”.

Ajo ka shprehur mirënjohje edhe për ekipet ndërkombëtare nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia, të cilat kanë zgjedhur Kosovën si vend për stërvitje dhe zhvillim profesional.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë që para disa ditësh të vizitoj Qendrën Nacionale të Xhudos! 🥇🇽🇰
Kryemjeshtër Toni, Majlinda, Distria, Laura dhe i gjithë ekipi i shkëlqyer, çdoherë kur jam pranë jush, ndjej forcën e disiplinës, shpirtin e kampionëve dhe dashurinë e madhe për Kosovën. 🥋🇽🇰
Mirënjohje të veçantë edhe për ekipet nga Ukraina, Amerika dhe Japonia, që zgjedhin Kosovën si vendin ku stërviten, rriten dhe sfidojnë veten çdo ditë. 🌍
Sot, falë punës suaj dhe vizionit të Federatës së Xhudos së Kosovës, vendi ynë është shndërruar në një kryeqendër botërore të xhudos, ku talentet nga të gjitha anët e globit vijnë për t’u përgatitur me më të mirët.
Faleminderit për pritjen./Lajmi.net/